Merren dy vendime për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor - Bota Sot
Merren dy vendime për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor

Kosova

Merren dy vendime për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:29
Ilustrim

Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor, të enjten ka votuar dy vendime që rrjedhin nga rekomandimet e Task-Forcës për Siguri në Trafikun Rrugor.

Sipas kumtesës për media dërguar nga Ministria e Infrastrukturës, këto vendime u propozuan nga Ministri Pal Lekaj, që është edhe kryesues i KSTRr.

Vendimi i parë kërkon evidentim në bazën qendrore të të dhënave të Policisë së Kosovës për të gjitha mjetet rrugore të përfshira në aksidente trafiku, të cilat do të publikohen më pas edhe online, ndërsa vendimi i dytë përfshin inspektim të infrastrukturës rrugore sipas standardeve evropiane të sigurisë.

Këshilli u njoftua edhe me të tjera rekomandime që janë rezultat i punës 6 mujore të Task-Forcës, dhe kanë dhënë edhe propozimet e tyre përkitazi me dikasterin që përfaqësojnë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në komunikacion në mbarë vendin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...