“Kryetari i Kllokotit ka falsifikuar diplomën universitare” - Bota Sot
“Kryetari i Kllokotit ka falsifikuar diplomën universitare”

Kosova

“Kryetari i Kllokotit ka falsifikuar diplomën universitare”

Më: 20 janar 2019 Në ora: 21:21
Dikush po hedh dyshime se diploma e ekonomisë që Dejanoviç është falsifikuar

Është kryetar aktual i Kllokotit. E në këtë pozitë erdhi nga zgjedhjet e fundit të 2017. E kishin lavdëruar shumë për njohuritë që ka.

Gjatë fushatës, Bozhidar Dejanoviç, nga Lista Serbe u premtoi serbeve se do krijojë vende pune e të zhvilloj komunën me shumicë serbe.

E  këto premtimi ai i bënte edhe duke u thirrur në diplomën e tij prej ekonomisti.

Por dikush po hedh dyshime se diploma e ekonomisë që Dejanoviç e mori në vitin 2001 nga Shkolla e Lartë Ekonomike në Leposaviç është falsifikuar.

Ish-kryetari i Kllokoti, Sreçko Spasiç, thotë se diploma që Bozhidar Dejanoviç posedon, është marrë në mënyrë të jashtëligjshme.

Opozitari nga Kllokoti thotë se ka dëshmi se është bërë një veprim i tillë.

Spasiç thotë se Dejanoviç ka falsifikuar notat e dikur Shkollës së Lartë Ekonomike që tani është shndërruar në Universitetin Haxhi Zeka.

E ky universitet që i ka të gjitha të dhënat për studentët e mëhershëm i ka thënë se Bozhidar Dejanoviç është regjistruar si student me korrespondencë në vitin 1996-1997, por i njëjti nuk ka arritur ta kryej asnjë provim.

Por ndryshe duket indeksi që ka arritur të sigurojë T7, ku shihen disa provime të dhëna, ani pse ato nuk figurojnë në librin amzë dhe as në transkriptin e Universitetit të Pejës.

E me këtë indeks, kryetari i tanishëm i Kllokotit vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Ekonomike në Leposaviç.

I pari i Kllokotit, në vitin 2001, arriti t’i përfundojë studimet në ekonomi.

Por, për këtë rast, një sqarim ka lëshuar edhe Shkolla e Lartë Ekonomike e Leposaviçit.

Në të thuhet se diploma e Bozhidar Dejanoviç nuk është valide, pasi ai ka mashtruar zyrtarët e universitetit.

E kjo iu bë e ditur ish kryetarit të Kllokotit, pasi ai kërkoi informacion nga ky institucion arsimor.

Shumë shpejt Bozhidar Dejanoviç do të mund të përballet me kërkesën për dorëheqje nga posti që mban .

Edhe Milaim Imeri nga Iniciativa Qytetare e Kllokotit, thotë se kryetari duhet të jep dorëheqje, në rast se ka mashtruar në çështjen e diplomës.

Media ka kërkuar sqarim në lidhje më këtë çështje nga kryetari i Kllokotit, por komunikimi me të ka qenë i pamundur. Përkundër insistimit disa ditor të Televizionit, ai nuk ka dhënë asnjë informacion për mënyrën se si ka marrë diplomën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...