Zyrtarisht nisi transformimi i FSK-së në ushtri

Kosova

Zyrtarisht nisi transformimi i FSK-së në ushtri

Më: 21 janar 2019 Në ora: 08:17
Zbulimi i pllakës

(E plotësuar) - Zyrtarisht sot ka filluar tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, e hapi i parë është emërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Zbulimi i pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes është bërë në një ceremoni, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me rastin e zbulimit të pllakës, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ka thënë se sot është dita e parë kur fillon tranzicioni, tranzicion i cili pritet të zgjasë deri në 10 vite.

Berisha: Nga sot ndryshon emri i ministrisë

"Që nga sot do të ndryshojë emërtimi i ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes, me këtë rast dua t'i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan që ministria jonë të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në ushtri të Kosovës. Zyrtarisht që nga sot, është ditë e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës", tha ministri.

Ai ka falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtare, ShBA-të, përfaqësuesit e NATO-së. Po ashtu, ai ka falënderuar edhe kryeministrin e Kosovës, për të cilin thotë se në vazhdimësi në të gjitha etapat e ka përkrahur transformimin e FSK-së dje do të vazhdojë ta përkrahë edhe në procesin e tranzicionit.

Berisha: Transformimi do të jetë gradual

"I tërë procesi i tranzicionit do të jetë një proces gradual, një proces transparent dhe është e paraparë një plan 10 vjeçar i arritjes së kapaciteteve të mbrojtjes. Mandati i ri ashtu siç e kemi theksuar disa herë Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë forcë multietnike, profesionale e cila do të jetë e përfaqësuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës po edhe në interes të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë", tha ai.

Image

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbështetur fjalët e ministrit.

Ndryshe, më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend të Kosovës janë miratuar ligjet që i kanë dhënë mandat ushtarak Forcës së Sigurisë së Kosovës.

***

Sot zyrtarisht ka filluar procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndërsa me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti, Rrahman Rama kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, në hyrje të objektit të Ministrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Berisha me këtë rast tha se sot është ditë e veçantë për FSK-në dhe qytetarët e saj pasi nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri.

“Sot është ditë e veçantë për FSK dhe qytetarët e Kosovës, që nga sot ndryshon emërtimi i Ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes. Zyrtarisht që nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës…”, tha ministri, duke falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të, përfaqësuesit e NATO-s etj.

Image

Ai tha se procesi i tranzicionit do të jetë gradual, transparent dhe sipas tij është paraparë një plan 10-vjeçari i arritjes së kapaciteteve të mbrojtjes.

Sipas tij, FSK do të jetë një forcë multi-etnike, profesionale, në të interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në interes të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

***

Po zbulohet pllaka me mbishkrimin Ministri e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat