Moti në Kosovë - Bota Sot
Moti në Kosovë

Kosova

Moti në Kosovë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Ditëve të para të javës mjegull, të martën mundësi për reshje lokale shiu dhe bore.

Edhe në fillim të javës vendi ynë ndodhet ndërmjet fushave të presionit të ulët me masa më të ngrohta ajrore mbi Mesdhe, dhe në lindje prej fushave të presionit të lartë me masa të ftohta ajrore.

Nën këto kushte edhe në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht me vranësira, në mëngjes do të ketë ngrica e në vise të ulëta mjegull, e ditën e martë mundësi për riga lokale shiu.

Ditën e mërkurë nga Atlantiku në Mesdhe do të depërtojë një vorbull e fuqishme ciklonike, e cila gradualisht nga dita e premte do të depërtojë në jug të rajonit tonë, ku edhe pritet të sjellë mundësi për reshje të reja, së pari riga lokale shiu, e më pas edhe reshje bore.

Edhe përgjatë ditëve të para të javës do të ketë inversion termik dhe mjegull, që do të mbanë edhe më tej ndotësit të bllokuar në vise të ulëta. Vlerat e kualitetit të ajrit do të mbeten të larta dhe të pashëndetshme, mirëpo me qarkullimin e mjaftueshëm ajror nga dita e martë do të zbresin edhe rreth vlerave normale.

22.01 - Në mëngjes reshje lokale shiu dhe bore, mjegull në ultësira. Kryesisht vranët. Ditën vende reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1200m borë.

23.01 - Kryesisht vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në ultësira në mëngjes mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

24.01-25.01 - Të enjten paradite mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në mbrëmje vonë riga lokale shiu. Të premten kryesisht vranët, në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore, e pasdite dhe në mbrëmje reshje bore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...