Në 21 vjetorin e sulmit të dytë mbi Familjen Jashari, nënkryetari i Skenderajt Nuredin Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti, drejtorët komunalë, asamblistë, përfaqësues të institucioneve tjera publike dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, dhe gjithë të rënëve tjerë.
Ishte 22 janari i vitit 1998 atëbotë kur një forcë prej 500 policëve serb, kishin sulmuar Familjen Jashari, me ç’rast në atë ngjarje mbetën të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja.
“Lavdi të gjithë heronjve dhe të rënëve për liri të Kosovës”, ka shkruar në publikimin e tij kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.