Hoxhaj nis takimet konsultative me akademikë e profesorë për dialogun

Kosova

Hoxhaj nis takimet konsultative me akademikë e profesorë për dialogun

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:17
Hoxhaj ka takuar profesorë nga kolegji uiversitar UBT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur mbajtjen e takimeve me grupe të ndryshme të interesit për t’i informuar dhe për të kërkuar kontributin dhe përkrahjen e tyre në lidhje me shumë tema që do të diskutohen në dialogun me Serbinë.

Hoxhaj ka takuar profesorë nga kolegji uiversitar UBT me të cilët ka diskutuar për qasjen që Kosova do ta ketë për temën e të pagjeturve, pronave, dëmet e luftës, e tema të tjera të cilat do të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

Hoxhaj ka theksuar se marrëveshja do të përfundojë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, duke shtuar se përkrahja e tyre është e domosdoshme për të arritur një gjë të tillë.

“Një bashkëbisedim i këndshëm me drejtues, akademikë dhe profesorë të UBT-së për të folur rreth zhvillimeve të fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi. Përkrahja dhe ekspertiza e tyre është e domosdoshme për ta përmbyllur dialogun me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat