Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale nesër në vendin tonë do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm por pa reshje.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHMK.