Shpallet fajtor për mashtrim dhe shmangie nga tatimi

Kosova

Shpallet fajtor për mashtrim dhe shmangie nga tatimi

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim dhe të akuzuarit N.O, B.SH, SH.LL, N.A, M.Y, A.K dhe A.K janë liruar nga akuza se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Kurse, i akuzuari A.D është shpallur fajtor për veprat penale mashtrimi në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi.

Sipas komunikatës së gjykatës, i akuzuari A.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një viti e tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 euro për veprat penale mashtrimi në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale legalizimi i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi.

“I akuzuari A.D obligohet që Administratës Tatimore të Kosovës t’i kompensoj dëmin në shumë prej 53.807.46 euro, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa për pjesën tjetër e dëmtuara udhëzohet në kontest civil. E dëmtuara AKM, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat