Edhe nesër nxehtë, nga e marta kthehet i ftohti - Bota Sot
Edhe nesër nxehtë, nga e marta kthehet i ftohti

Kosova

Edhe nesër nxehtë, nga e marta kthehet i ftohti

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Nesër në vendin tonë do të mbizotërojë mot i ngrohtë me diell, ndërsa në ditët në vazhdim pritet rënie e temperaturave.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -5 deri 2 gradë, ndërsa ato maksimalet nga 4 deri në 11 gradë Celsius.

Parashikimi më I detajuar :

11.02 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, vende-vende më intenzive. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të shndërrohen në borë.

12.02-13.02 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale bore.

14.02 – Në mëngjes ngrica dhe kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen.

15.02 – Ftohtë, kryesisht vranët. Paradite vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Image

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, të hënën nga jugu 5-11m/s, e më pas nga krahu verior 7-14m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...