Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Gashit, Shalës dhe Lushtakut

Kosova

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Gashit, Shalës dhe Lushtakut

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 07:49
Dardan Gashi dhe Endrit Shala, si dhe Sami Lushtaku ishin parë në një video duke shtënë me armë

(E plotësuar) - Është shtyrë seanca e sotme pas kërkesës së Avokatit Arianit Koci, i cili ka kërkuar që seanca të shtyhet për një datë tjetër pas pranimit të provave të reja.

Ai ka thënë se ka nevojë që t’i analizojë këto prova të parashtruara.

Seanca është shtyrë për datën 27.02.2019 në orën 10:00.

Prokurori Ismet Tufaj, ka thënë se si provë të re ka ofruar ekzaminimin e armëve me gaz që sipas tij, ka rezultuar se këto armë mund të adaptohen dhe të përdoren si armë të vërteta.

***

Nis seanca gjyqësore ndaj Gashit, Shalës dhe Lushtakut për gjuajte me armë në odën e Limajt

Ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut dhe të tjerëve për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

***

Sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës-dega në Malishevë, mbahet seanca fillestare ndaj ministrave Dardan Gashi dhe Endrit Shala, si dhe Sami Lushtakut për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke shtënë me armë.

“Për shkak të interesimit të vazhdueshëm të mediave për lëndën P.nr.197/2018, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka caktuar seancën fillestare ndaj të akuzuarve E.SH., D.G., etj për vepër penale të ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 374 paragraf 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Seanca në fjalë do të mbahet ditën e hanë, datë 11 shkurt 2019 në degën e Malishevës”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë më 16 maj 2018, për vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Ata gjatë një feste, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës së Fatmir Limajt, në Banjë të Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat