Gjendet vajza e humbur nga Kaçaniku, në këtë qytet të Kosovës - Bota Sot
Gjendet vajza e humbur nga Kaçaniku, në këtë qytet të Kosovës

Kosova

Gjendet vajza e humbur nga Kaçaniku, në këtë qytet të Kosovës

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Viola Guri

Policia e Kosovës ka treguar se është gjetur Viola Guri, vajza 16 vjeçare nga Kaçaniku.

Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregëtare në Pejë, dhe e njejta është sjellur në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetuesë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes.

Po ashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019, thuhet në sqarimin e PK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...