Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Bota Sot
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë një aktivitet te Zyrat e Telekomit, Shoqata e Sindikalistëve të kotrollerëve të trafikut ajror në Aeroportin e Prishtinës mban grevë njëorëshe. Gazeta Express ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme:

Shoqata sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror në Aeroportin e Prishtinës mban grevë njëorëshe, e pakënaqur me Ligjin për Paga.

Zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri, dhe përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, mbajnë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave të Klinës, me ç’rast do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. 

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Flamurit të Komunitetit Ashkali. 

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të mbajë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe drejtorët e shkollave të komunës, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të publikojë raportin “Transparometri 2018”, që mat transparencën në 15 komuna në Kosovë. Merr pjesën dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell etj. 

Komisioni parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takon përfaqësues të Inspektoriatit Shëndetësor dhe shqyrton Projektligjin e Punës.

Drejtoria për Kulture Rini dhe Sport, mbanë konferencë. 

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet organizon ngjarjen gjithë ditore “Odisejë: Universiteti i Prishtinës ndër vite”.  11:00

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë memorandum me organizatën GIZ për realizimin e projektit rajonal “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, përmes menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytja në Ballkanin Perëndimor”, i cili ka vlerë 3 milionë euro. 

Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinë mban konferencë për medie lidhur me raportin financiar të Komunës së Prishtinës për periudhën janar-dhjetor 2018. 

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale raporton në Komisionin për Buxhet dhe Financa lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare sa i përket mjeteve pensionale. 

Instituti i Medias i Kosovës dhe Kolegji UBT do të organizojnë tryezë diskutimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios. 

Lëvizja Vetëvendosje zhvillon aktivitet simbolik te zyrat qendrore të Telekomit të Kosovës. 

Zv.ministrja e MKRS-së, Leonora Morina-Bunjaku, dhe përfaqësues nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave të komunës së Fushë-Kosovës, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.

Këshilli i nxënësve të Gjilanit organizon protestë. 

Rrjeti i organizatave mjedisore në Kosovë (KEN) lanson “Rrjetin Mjedisor të Kosovës”. 

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet organizon një diskutim. Marrin pjesë ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi; rektori i UP-së, Marjan Dema etj. 

Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë shtypi.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri, së bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA – Deçan  dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Deçan  ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. 

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të mbajë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Podujevë dhe me drejtorët e shkollave të komunës, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. 

Zv.ministrja e MKRS-së, Leonora Morina-Bunjaku, dhe përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Vushtrri dhe drejtorët e shkollave të kësaj komune, ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. 

Zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri, dhe përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport mbajnë takim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Junik  dhe drejtorët e shkollave të komunës, me ç’rast do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...