OVLUÇK ngushëllon familjen e akademik Idriz Ajetit

Kosova

OVLUÇK ngushëllon familjen e akademik Idriz Ajetit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:40
Idriz Ajeti

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve e bashkëpunëtorëve, me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit.

“Emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Puna e palodhshme e tij,  i ka bërë vend të rëndësishëm figurës së tij në historinë e popullit tonë”, thuhet në ngushëllim.

Akademik Idriz Ajeti ndërroi jetë sot në moshën 102-vjeçare. Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e qytetit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat