BIK sqaron rreth aksionit për mbledhjen e parave për shërimin e Taunita Hoxhës - Bota Sot
BIK sqaron rreth aksionit për mbledhjen e parave për shërimin e Taunita Hoxhës

Kosova

BIK sqaron rreth aksionit për mbledhjen e parave për shërimin e Taunita Hoxhës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryesia e BI të Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka kërkuar mjete financiare për mjekimin e Taunita Hoxha, e aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.

Në një njoftim për media, Kryesia e BI thekson se subjekte e individë të ndryshëm kanë grumbulluar mjete financiare për shërimin e Taunita Hoxhës, e dërguar për shërim në Turqi, madje sipas disa dëshmive nga terreni individë të ndryshëm vazhdojnë me grumbullimin e mjeteve.

Kryesia e BIK sqaron se në asnjë rast nuk ka kërkuar mjete financiare dhe nuk ka asnjë lidhje me aksionet që janë organizuar e vazhdojnë ende të mbledhin mjete financiare gjoja për mjekimin e Taunita Hoxhës jashtë vendit.

“E ritheksojmë se trajtimin mjekësor për zonjën Taunita Hoxha, siç e kemi thënë edhe dje në njoftimin tonë, e kemi realizuar në bazë të memorandumit që ka Kryesia e BIK me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë për trajtimin e pacientëve kosovarë, për të cilët nuk ka mundësi trajtimi e mjekimi në klinikat tona”, përfundon sqarimi i BIK-ut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...