Qytetarët krenarë me ushtrinë e Kosovës, të pakënaqur me liderët politikë

Kosova

Qytetarët krenarë me ushtrinë e Kosovës, të pakënaqur me liderët politikë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Pamje nga festa

Tri sheshet kryesore të kryeqytetit ishin të mbushura me qytetarë të shumtë të cilët mezi po e prisnin parakalimin për herë të parë që do e bënte ushtria e Kosovës me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Suksesin më të madh të Kosovës qytetarët e konsiderojnë themelim e ushtrisë, për të cilën ata sot u ndjenë shumë krenar.

Por të pakënaqur  u shprehen  me punën që kanë bërë udhëheqësit e deritanishëm të politikës, derisa kërkojnë më shumë që të punohet në zhvillimin ekonomik.

Ismajli Berisha nga Prishtina thotë se derisa parakalonin ushtritë  e Kosovës  u ndje shumë mirë,  por që shprehet skeptik se liderët aktual do e përmirësojnë gjendjen aktuale në vend.

Berisha: Kënaqësia ishte e madhe derisa parakalonte ushtria

“Kënaqësi e madhe ishte, e kam ndier vetëm shumë mirë...Nëse pyetni për forcat ushtarake është bërë, përndryshe në aspektet tjera asgjë, zero..Jam mjaftë skeptik kështu me këtë lloj udhëheqëseje që e kemi, me këta njerëz do të ketë përmirësim në gjendjen të cilën po e përjetojmë shumë rëndë“, ka thënë ky qytetar.

Ramiz Miftari, qytetar nga Prishtina nuk u shpreh i kënaqur me organizimin e festimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Aspak i kënaqur u shpreh edhe me punën që është bërë për këto 11 vite, derisa fajtor kryesor sipas tij janë elita politike në vend.

Miftari: Organizimi për festimin e 11 vjetorit shumë i dobët

“Me punën që është bërë shumë pak ka mundur të bëhet edhe më shumë po të ishte në nivel udhëheqësi më shumë do kishte me u bë...08’11 Është dashur më shumë me u bë dhe në bazë të atyre të dhënave që i ka dhënë Qeveria është dashur organizimi të jetë më i mirë, nga Qeveria është shumë i dobët organizimi”, u shpreh Miftari.

Me Miftarin pajtohet edhe Basri Hoxha një qytetar i cili kishte ardhur nga Varoshi për të  festuar në Prishtinë 11 vjetorin e pavarësisë.

Image

Ai thotë se themelimin e ushtrisë së Kosovës e ka pritur gjatë, por i pakënaqur u shpreh  me punën e  liderëve politik.

Hoxha: Udhëheqësinë e kemi shumë të dobët

“Më mirë më nuk ka si me qenë, këtë e kemi pritur...Me zhvillimin e Kosovës pak udhëheqësinë e kemi pak të dobët, udhëheqësia duhet me punua me tepër për me ardhur edhe popullata për tu kënaqur, kështu siç po e shohim në udhëheqësi jemi shumë të dobët”, tha Hoxha. 

Në anën tjetër, Servete Pozhegu u shpreh optimiste për punën që është bërë deri më tani në vend. Ajo tejet krenare u shpreh edhe për ushtrinë e Kosovës.

Pozhegu: Kosova është zhvilluar aq sa ka pasur mundësi

“Shumë mirë, shumë bukur...Është zhvilluar sa ka pasur mundësi”,ka thënë ajo.

Për të festuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës kishin dal edhe shumë fëmijë të cilët në duart e tyre mbanin flamujt e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Disa prej tyre madje për këtë ditë të rëndësishme për Kosovën kishin thurur edhe vargje.

Hertica:  17 shkurti ditë e arritur me krenari

“17 shkurti dita jonë do shqiptar po e feston me gëzim e lumturi po e festojmë këtë pavarësi. 17 shkurti ditë e merituar me shumë gjak e fituar, ditë e arritur me krenari tash Kosova pavarësi”, u shpreh kjo vogëlushe.

Parakalimi madhështor i ushtarëve të Kosovës në tri sheshet kryesore është përcjellë me disa fluturake në qiell që kishin ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe ato ‘Kuq e Zi’. 

Përveç krerëve shtetëror e qytetarëve të shumtë në këtë ceremoni morën pjesë edhe shumë fytyra të njohura ndërkombëtare e ndër ta ishte edhe William Walker i cili nga afër i përshëndeti qytetarët e pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat