Edhe avokati i njohur Tomë Gashi, ka uruar për përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka publikuar një fotografike ikonike nga lufta e fundit në Kosovë, ku shihet një ushtar serb, duke i ofruar pije një të moshuarit shqiptar, e ky i fundit ia refuzon.
E mesazhi I tij për shqiptarët në këtë përvjetor, është që të ata të mos blejnë produkte serbe, përcjell Bota sot.
“Gëzuar Pavarësinë e Kosovës, shqiptarë, mos blini produkte serbe!”, ka shkruar avokati Gashi./BS