Kosova dje ka shënuar 11 vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor është shënuar me shumë ngjarje, si pritje diplomatike, mbledhje të qeverisë, seancë të Kuvendit dhe parakalim për herë të parë të Ushtrisë së Kosovës.
Për t’i nderuar shtetet që e kanë njohur Kosovën, në sheshin “Skenderbeu” janë hapur edhe shampanja me flamujt e këtyre shteteve.
Po ashtu në një organizim tjetër është prerë edhe torta e pavarësisë me hartën e Kosovës dhe numrin 11 në të.
Mirëpo, fotografia e prerjes së tortës nga kryeparlamentari Kadri Veseli është bërë “hit” në Facebook.
Aty shihet se si Veseli e prenë tortën me hartën e Kosovës pikërisht në pjesën veriore, tek pjesa ku është diskutabile se a do t’i mbetet Kosovës apo do t’i takojë Serbisë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy shteteve.
“Vuçiqit Leposqviqin n’sahon… Lavdi!”, ka shkruar një shfrytëzues i rrjetit social Facebook.