Tahiri: Gjykata Komerciale jetike për të bërit biznes në Kosovë - Bota Sot
Tahiri: Gjykata Komerciale jetike për të bërit biznes në Kosovë

Kosova

Tahiri: Gjykata Komerciale jetike për të bërit biznes në Kosovë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:06
Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur për progresin e arritur deri më tani në  Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, pjesë e së cilës është edhe drejtësia komerciale.

Ministri Tahiri ka potencuar se pas takimeve të shumta me biznese dhe oda që përfaqësojnë interesin e tyre, është parë si e domosdoshme krijimi i Gjykatës Komerciale, për të rritur efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit.

Të bërit biznes është ngushtë i lidhur edhe qasjen e shpejtë dhe efikase në drejtësi, ka potencuar ministri Tahiri, duke shtuar se funksionalizimi i kësaj gjykate do të ndihmoj në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj.

Ministri Tahiri ka vlerësuar mbështetjen e deri tanishme që ka dhënë USAID-i, duke shtuar se ky bashkëpunim dhe sidomos ekspertiza e USAID-it do të jenë të rëndësishme në krijimin e një Gjykate Komerciale efikase dhe efektive, që do të ndihmoj në qasjen më të shpejtë të bizneseve në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...