Konfiskohet sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit në Klinë

Kosova

Konfiskohet sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit në Klinë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:27
Armet

Një sasi armësh dhe municioni janë gjetur dhe konfiskuar gjatë një bastisje që sot ka ndodhur në Gjurgjevik të Vogël të Klinës, ndërsa me këtë rast është arrestuar një person.

Njësia e hetimeve, pas një pune operativo-hetimore së bashku me Inteligjencën e Stacionit policor në Klinë, ka arritur të mbledhë informata të besueshme se në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të B.E.(1994), nga Gjurgjevik i Vogël mund të jetë në posedim të armëve ilegale.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake nga Gjykata themelore Pejë – dega Klinë, është siguruar urdhëresa për bastisje të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 (prodhim kinez 1966) kal. 7,62 me 3 karikatorë dhe 77 fishekë kal. 7,62x39 mm, një AK-47 (prodhim Zastava 1983) kal. 7,62 me një karikator dhe 24 fishekë kal. 7,62x39 mm, dy revole TT kal. 7.62 mm, 41 fishekë kal.  7.62x25 mm, tre karikatorë, një revole VZOR 70 kal. 7.65 mm, 26 fishekë kal. 7.65 mm, një karikator, një pushkë ajrore prodhim turk, kal. 5.5mm, 577 fishekë kal. 7.62x39mm, 70 fishekë kal. 7.62x25 mm dhe 50 fishekë të kalibrit 7.65 mm.  

I dyshuari ka pranuar se armët janë të tij dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat