Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Kamenicës Qëndron Kastratit ka shkruar se, komuna ku ai udhëheq është i gatshëm për të bashkëpunuar me Republikën e Shqipërisë.
Ai në një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, diskutuam rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në disa sfera.
Postimi i plotë :
Kisha kënaqësinë të pres në Kamenicë Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi dhe këshilltarin e tij z.Artur Bushati.
Ambasadorin Minxhozi e njoftova me situatën e përgjithshme të Kamenicës dhe diskutuam rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në disa sfera. Ai shprehu gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar edhe më tutje me Kamenicën dhe Republikën e Shqipërisë.