Klinika Infektive e QKUK-së përmes një komunikate për media sqaron se rastet e lajmëruara deri tani kanë qenë me probleme kronike dhe kardiorespirtore, dhe nuk ka pasur një indikacion për përdorim të barit Tamiflu, i cili jepet te të diagnostikuarit me virus AH1N1, pasi nuk ka pasur asnjë rast të tillë.
“Asnjë mjek i Klinikës Infektive nuk ka dhënë udhëzim apo indikacion për përdorim të produktit Tamiflu tek asnjë i sëmurë. Te një rast që është raportuar në medie se ka blerë Tamiflu nuk është dhënë bari dhe është kërkuar nga mjekët e klinikës që mos të përdoret, sepse nuk ka pasur indikacion. Ky produkt është ndaluar në shumë vende si në Amerikë dhe vende të tjera duke u hequr atë nga përdorimi”, thuhet në sqarim.
Ndryshe, Tamiflu jepet në dy ditët e para të simptomave sëmundjes, e që të sëmurit lajmërohen në klinikë në javën e dytë të trajtimit dhe nuk indikohet përdorimi i këtij bari.
Klinika Infektive kërkon të mos bëhet panik nga personat që nuk janë kompetentë të flasin për sëmundjet infektive.