1 vit burg për personin që ndihmoi në rrahjen e ish-drejtorit të burgut

Kosova

1 vit burg për personin që ndihmoi në rrahjen e ish-drejtorit të burgut

Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:52
Sokol Zogaj

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vjet burg, personin B.Zh i cili ka ndihmuar dy të dyshuarit në sulmin ndaj ish-ud të Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj.

“I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

“I akuzuari B.ZH. ka ndihmuar të pandehurit B.A. dhe G.M. të cilët gjenden në arrati, që pas kryerjes së veprës penale të sulmit ndaj të dëmtuarit S.Z. ish- Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke qenë në dijeni dhe me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale, duke i transportuar të pandehurit nga vendi i ngjarjes në drejtim të Podujevës”,  theksohet tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat