Vrasja e Abid Jasharit, asnjë zyrtar policor nuk është suspenduar

Kosova

Vrasja e Abid Jasharit, asnjë zyrtar policor nuk është suspenduar

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:28
Abid Jashari

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me raportimet se disa zyrtarë policor janë suspenduar për rastin e vrasjes në Prishtinë të Abid Jasharit.

IPK ka bërë të ditur se ka pranuar një raport nga Policia e Kosovës lidhur me ecurinë e këtij rasti.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar nga Policia e Kosovës një raport lidhur me ecurinë e këtij rasti. I njëjti është përcjellë në Departamentin për Menaxhimin e Ankesave dhe pastaj edhe në Departamentin e Hetimeve”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

IPK ka bërë të ditur po ashtu se deri më tani nuk është rekomanduar suspendimi i ndonjë zyrtari policor.

“Lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një  hetim preliminar dhe deri tani (për këtë fazë të hetimit) IPK nuk ka  bërë rekomandim për suspendimin e ndonjë zyrtari policorë lidhur me këtë rast”, thuhet tutje në përgjigje.

“Varësisht nga të gjeturat që do të dalin nga ky proces, Inspektorati Policor i Kosovës do të veproj në kuadër të autorizimeve ligjore për të vlerësuar veprimin apo mosveprimin e zyrtarëve policorë në këtë rast në konsultim me prokurorinë kompetente”, përfundon IPK.

Abid Jashari u vra më 27 shkurt në Prishtinë.

Vrasja e tij erdhi pas konfliktit që viktima kishte me familjarët e gruas së tij.

Në lidhje me rastin kishte folur edhe gruaja e personit të vrarë, Selvije Shkodra Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat