Komuna e Kamenicës nderon dëshmorët e rënë për liri

Kosova

Komuna e Kamenicës nderon dëshmorët e rënë për liri

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:44
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se, Me rastin e manifestimit gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, bashkë me Organizatën e Veteranëve të Luftës, FSK-në e Policinë e Kosovës, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjëve tanë, përcjellë "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Me rastin e manifestimit gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, bashkë me Organizatën e Veteranëve të Luftës, FSK-në e Policinë e Kosovës, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjëve tanë.

I përulemi përjetësisht sakrificës së familjes Jashari, dëshmorëve të kombit e gjithë të rënëve për liri.

Pas homazheve bashkëbisedova me familjet e dëshmorëve dhe u njoftova nga afër për sfidat dhe kërkesat e tyre kundrejt institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat