Kryetari i Vitisë përsëri renditet i pari në Kosovë për realizim të premtimeve - Bota Sot
Kryetari i Vitisë përsëri renditet i pari në Kosovë për realizim të premtimeve

Kosova

Kryetari i Vitisë përsëri renditet i pari në Kosovë për realizim të premtimeve

Nga: Aziz Zuka Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:48
Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, përsëri është renditur i pari në realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet në nivelin lokal.

Kjo u bë me dije pasi që Instituti për Studime të Avancuara GAP- ka publikuar dje, në platformën e saj elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave të zgjedhur nga zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017.

Duke u bazuar në të dhënat e paraqitura në këtë platformë të monitorimit të komunave të Kosovës, respektivisht kryetarëve të komunave nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, kryetari Sokol Haliti vlerësohet si më i suksesshmi sa i përket realizimit të premtimeve.

Ndryshe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti disa herë gjatë mandatit të kaluar 2013-2017 është renditur kryetari me shkallën më të lartë të realizimit të premtimeve në nivel vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...