Katari mbështet Kosovën në fushën e sigurisë

Kosova

Katari mbështet Kosovën në fushën e sigurisë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:58
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, qëndroi për vizitë zyrtare në Katar, ku u prit në takim nga kryeministri, njëherësh ministri i Brendshëm i këtij vendi, Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.

Me këtë rast, Shkodra falënderoi kryeministrin Al Thani për përkrahjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën në procesin e shtet-ndërtimit dhe potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Ndërsa, kryeministri Al Thani, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për ta mbështetur Kosovën në të gjitha rrafshet, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me theks të veçantë në luftën ndaj narkotikëve, krimit kibernetikë si dhe në fushën e emergjencave civile dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Katar, zëvendësministri Shkodra, u takua edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gjeneral Saad bin Jassim al-Khulaifi, me të cilin diskutuan mundësinë e bashkëpunimit në fushat që kanë të bëjnë me sigurinë publike.

Zëvendësministri Shkodra u njoftua nga afër me punën që bëhet në Departamentin e Anti-Drogës, departamentin e Krimit të Organizuar, si dhe departamentin e Krimit Kibernetikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat