Zjarrfikësit japin detaje për ndërhyrjen në aksident: Përdorëm mjete hidraulike për ta nxjerrë një person

Kosova

Zjarrfikësit japin detaje për ndërhyrjen në aksident: Përdorëm mjete hidraulike për ta nxjerrë një person

Më: 8 mars 2019 Në ora: 00:07
Pamje nga aksidenti

Komandanti i njësitit të zjarrfikësve në Gjilan, Shaip Ismaili, ka bërë të ditur se është dashur të përdoren mjetet hidraulike për të nxjerrë një person të aksidentuar nga kamioni.

Ai ka bërë të ditur se njësiti i tij ka qenë i pari që ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka marrë njoftimin në ora 14:07.

“Në ora 14:07 njësiti i zjarrfikësve ka marrë një informatë për një aksident komunikacioni”.

“Njësiti kujdestarë menjëherë ka intervenuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë se kanë qenë të përfshira tre vetura”.

“Njëri rast ka qenë më i rëndë, ku edhe ka ndërruar jetë një person. U shprehim ngushëllime familjarëve të viktimës”.

“Në njërën prej veturave ka qene e nevojshme të përdoren mjetet hidraulike në mënyrë që të nxirret personi i ngujuar”.

“Fillimisht është ekipi kujdestar që kanë dalë në vendin e ngjarjes, i përbërë prej nëntë zjarrfikësve”.

“Por me të marrë lajmin është përfshirë edhe ekipi tjetër i cili është rezervë dhe më pas kanë ardhë edhe ekipet tjera për të ndihmuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat