MASHT-i shpejt me projekt me Universitetit të Indianas në ShBA - Bota Sot
MASHT-i shpejt me projekt me Universitetit të Indianas në ShBA

Kosova

MASHT-i shpejt me projekt me Universitetit të Indianas në ShBA

Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:59
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim dekanin e Universitetit të Indianas në ShBA, Lemuel W. Watson dhe menaxherin e programit të Qendrës për Edukim Ndërkombëtar, Zhvillim dhe Hulumtim në këtë Universitet, Evan Mickey.

Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë, bashkëpunimin e deritanishëm me Universitetin e Indianas dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Bytyqi falënderoi udhëheqësit e Universitetit për mundësinë që ua kanë dhënë shumë studentëve dhe profesorëve përmes Programit të Transformimit të Lidershipit, me theks të veçantë profesorëve të Fakultetit të Edukimit, të cilët po dëshmojnë se praktikat të cilat i kanë marrë në Universitetin e Indianas janë praktika bashkëkohore të mësimdhënies.

Gjatë takimit, u theksua edhe roli i Fakultetit të Edukimit në përgatitjen e mësimdhënësve para shërbimit dhe angazhimet që pritet të marrë ky fakultet në trajnimet e mësimdhënësve në shërbim.

Në këtë takim, ministri Bytyqi dhe dekani Ëatson u dakorduan që shumë shpejt të fillohet një projekt i përbashkët, i cili lidhet me zhvillimin profesional të mësimdhënësve, që në fokus do të ketë nevojat e shkollës dhe të komunitetit dhe gjithë kjo do të bëhet pas një hulumtimi të përbashkët të nevojave për trajnime të mësimdhënësve.

Dekani Watson falënderoi ministrin Bytyqi për gatishmërinë për bashkëpunim edhe më tutje, ndërsa theksoi se Universiteti i Indianas është i gatshëm të ndihmojë në segmente të arsimit ku ka nevojë, por ta zgjerojë këtë bashkëpunim edhe me ministritë tjera për të kontribuar në zhvillimin të sistemit të edukimit në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...