Ndërpritet uji nga fabrika e Badocit

Kosova

Ndërpritet uji nga fabrika e Badocit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:07
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së trajtimit të ujit Badoc, se para pak çastesh është dëmtuar edhe një gyp i ujit i çelikut me diametër fi 600 mm.

Sipas Ujësjellësit për këtë shkak janë  detyruar të ndërpritet prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit deri në sanimin final të gypit.

Gypi në fjalë i cili furnizon një pjesë të madhe të kryeqytetit me ujë të pijshëm është dëmtuar nga kompania private “Gerlica” përgjatë punimeve në rrjetin e kanalizimit, në afërsi të gypit tjetër të ujit me diametër fi 600 mm që ka pëlcitur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme.

“Ekipe të shumta të departamentit teknik janë në dy vendet e ngjarjes duke tentuar që të sanojnë në kohë rekorde 2 gypat dhe që të dytë gypa të rëndësishëm magjistral, që janë furnizuesit kryesore të një pjese goxha të madhe të Prishtinës me rrethinë”, thuhet në njoftim.

“Ujësjellësi” kërkon mirëkuptim nga konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit.

Sipas njoftimit përjashtim nga mungesa e ujit bën vetëm Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat