Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se së bashku me ekzekutivin dhe grupin punues të strategjisë socio-ekonomike, kanë vazhduar edhe sot me punë, duke dashur kështu të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarit, për përmirësimin e mirëqenës së tyre.
Ai ka shkruar në facebook se ky takim ka pasur qëllim zhvillimin e komunës duke definuar kështu edhe realizimin e projekteve me prioritet.