Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati, përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar se, komuna ku udhëheq ai tashmë ka vënë në funksion përdorimin e sistemit elektronik për vijushmërinë e punës për të gjithë zyrtarët komunal, përcjellë “Bota Sot”.
Postimi i plotë:
Tashmë të gjithë zyrtarët komunal duhet të regjistrohen kur hyjnë dhe dalin nga komuna, në Sistemin Elektronik të Vijueshmërisë në Punë.
Me këtë sistem kontrollohen të gjithë punonjësit komunal dhe nuk kanë mundësi ta keqpërdorin orarin e punës.
Puna jonë si institucion, është të jemi në shërbim të qytetarëve!