Gjobë ose burgim për ata që keqtrajtojnë kafshët - Bota Sot
Gjobë ose burgim për ata që keqtrajtojnë kafshët

Kosova

Gjobë ose burgim për ata që keqtrajtojnë kafshët

Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Të gjitha veprat që mund të identifikohen si maltretim ndaj kafshëve shtëpiake apo edhe atyre të rrugëve konsiderohet si vepër penale dhe ndëshkohet me gjobë ose edhe me burgim.

Këtë e ka paralajmëruar Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, i cili duke cituar kodin penal të Kosovës  paralajmëron se keqtrajtim nënkupton ‘veprimin apo mos veprimin me të cilin kafshës i shkaktohet vuajtje, dhimbje apo shqetësime të rënda të cilët në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme’.

Në këtë njoftim u përmendën edhe luftrat mes qenve që i organizojnë pronarët.

“Sipas paragrafit 3. Kushdo që organizon, financon ose është nikoqir i luftës ndërmjet kafshëve të llojeve te njëjta po të ndryshme ose organizon apo merr pjesë në bast në këto luftëra, dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit”, thekson ky fondacion.

Image

Vuajtjet apo edhe shqetësimet e rënda shkaktohen edhe nga mbajtja e kafshës për një kohë të gjatë lidhur apo të mbyllur (qenit në të shumtën e rasteve), duke mos e lejuar lëvizjen e lirë të qenit apo kafshëve të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...