Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij pro idesë së korrigjimit të kufijve, shkruan Periskopi.
“Unë besoj fuqishëm në idenë e korrigjimit. Çka nënkupton korrigjimi i kufijve: Kosova vend i pavarur dhe sovran, me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, pa u prekur asnjë milimetër e territorit të Kosovës”, ka thënë Thaçi në Zonën B.
Tutje, ai ka mohuar se përkrahë idenë e shkëmbimit të territorit, dhe ka bërë thirrje të mos keqkuptohet një gjë e tillë.
“Shkëmbimi i territoreve nënkupton pazare, dhe unë nuk bëj pazare”, ka thënë Thaçi.