Disa zona në Fushë Kosovë nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kosova

Disa zona në Fushë Kosovë nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së nesërme 16 mars 2019 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 20.00.

Njoftohet se ndërprerja e ujit në zona të lartëcekura do të bëhet  për  shkak të punimeve teknike në rezervuarin në Shkabaj, në kuadër të investimit për linjën e re magjistrale Shkabaj – Fushë Kosovë dhe ndërhyrjet e nevojshme në rezervuarin e shpërndarjes në Shkabaj.

“Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e ujëssjellëit ‘Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat