Haziri: PDK-ja ka me na pa veç në televizor, më mirë na lini rehat - Bota Sot
Haziri: PDK-ja ka me na pa veç në televizor, më mirë na lini rehat

Kosova

Haziri: PDK-ja ka me na pa veç në televizor, më mirë na lini rehat

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:27
PDK, LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka treguar se ende nuk e kanë harruar tradhtinë e PDK’së për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës.

Ai ka thënë se PDK tash e tutje do ta shoh LDK’në veç në televizor, teksa ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëpunim me ta tutje.

Ai ka kritikuar nënkryetarin e PDK’së, Enver Hoxhajn, i cili ka thënë se dialogu ka nevojë për rolin e LDK’së.

“Enver Hoxhaj e ëndërron rolin e LDK’së. U dashtë me mendu para 2 viteve për votat tonë. Nuk e kemi harruar atë që na ka bërë PDK’ja, kur na rrëzoi nga Qeveria. Ndonëse u kanë kundër prishjes së koalicionit me LDK’në, Enver Hoxhaj s’ka të drejtë me dal e me fol për nevojën e LDK’së në dialog. Bile po ju them që na leni rahat, se me ja nis na me fol për këto çështje, ju del punë juve”, ka thënë Haziri në Debat Plus në Tv Dukagjini.

“Askush më nuk i beson PDK’së. Në momentin që PDK kërcënon publikisht, atëherë mos u tutni prej tyre. I njohim shumë mirë ne”, thotë Haziri tutje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...