Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim që të mbyllën shumë lokale në afërsi të Gjimnazit “Jeta e Re” në këtë qytet.
Ky veprim i kryetarit ka bërë që mungesat e nxënësve në gjimnazin “Jeta e Re” të bien dukshëm.
I pari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se mbylljen e kafiterive në afërsi të institucionit arsimor e ka bërë për të mirën e fëmijëve të kësaj komune, pasi sipas raporteve të policisë në ato lokale janë zhvilluar dukuri negative.
“Unë si kryetar e kam dërguar vendimin në Asamble Komunale ku është votuar për ndalimin e veprimtarisë së atyre lokaleve si kafiteri. Kjo ka pasur efektin pozitiv ngase ka ndikuar edhe në uljen e mungesave e po ashtu edhe të dukurive tjera negative”, ka thënë Muharremaj.
Një vendim i tillë është pritur mirë edhe nga qytetarët, të cilët në disa raste e kanë falenderuar kryetarin Muharremaj.