Lipjan, ndizen qirinj në kujtim të viktimave nga aksidenti në Duhël - Bota Sot
Lipjan, ndizen qirinj në kujtim të viktimave nga aksidenti në Duhël

Kosova

Lipjan, ndizen qirinj në kujtim të viktimave nga aksidenti në Duhël

Më: 17 mars 2019 Në ora: 13:34
Ilustrim

Në qytetin e Lipjanit sot në ora 19:00 do të ndizen qirinj në shenjë nderimi dhe kujtimi të dy djemve që vdiqën nga aksidenti i ditës së djeshme në Duhël të Suharekës.

Këtë lajm e bëri të ditur zëdhënësi i kësaj komune, Diamant Bytyqi, i cili i ftoi qytetarët dhe institucionet tjera të bashkëngjiten.

“Në shenjë nderimi për humbjen e dy të rinjve lipjanas në aksidentin tragjik, sonte në sheshin Adem Jashari, do të ndizen qirinj në shenjë nderimi dhe kujtimi për Leon dhe Sahitin që i humbëm papritur”.

“Ftoj të gjithë të rinjtë pa dallim që sonte bashkë të ndezim qirinj në kujtim e nderim të dy shokëve tanë”.

“Ftoj edhe të gjithë qytetarët dhe institucionet tjera të na bashkangjiten.T’i nderojmë sonte në ora 19:00, në sheshin Adem Jashari në Lipjan”, shkruan Bytyqi në rrjetin social Facebook.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...