Miratohet rregullorja për shitjen e aseteve të caktuara të NSH-ve me negocim direkt - Bota Sot
Miratohet rregullorja për shitjen e aseteve të caktuara të NSH-ve me negocim direkt

Kosova

Miratohet rregullorja për shitjen e aseteve të caktuara të NSH-ve me negocim direkt

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka miratuar Rregulloren për shitjen e aseteve të caktuara të ndërmarrjeve shoqërore me negocim direkt.

Rregullorja në rastin konkret përbën akt nënligjor të Agjencisë, e cila ka të bëjë me shqyrtimin e aseteve me natyrë specifike të cilat evidentohen në emër të ndërmarrjeve shoqërore, përderisa të njëjtat, në kuptim të Ligjit Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, përfshihen nën juridiksionin e kësaj Agjencie.

Bordi i Drejtorëve mori një vendim të tillë, duke pasur parasysh faktin se ndaj ndërmarrjeve shoqërore dhe/ose aseteve të tyre, vazhdojnë të evidentohen një numër i konsiderueshëm i pretendimeve pronësore me natyrë potencialisht kontestuese, përderisa konstatimi i vlefshmërisë së këtyre pretendimeve kërkon një masë të konsiderueshme të kohës dhe punës profesionale.

Sipas Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bordi i Drejtorëve ka kompetencë që në harmoni me legjislacionin në fuqi, t’i shqyrtojë të gjitha ato kërkesa dhe/ose pretendime me natyrë specifike, të cilat kualifikohen si të tilla, kurse paraqesin pengesë në procesin e transformimit pronësor.

Agjencia inkurajon subjektet e ndryshëm (fizik dhe/ose juridik), se kanë të drejtë ta iniciojnë procesin e negocimit direkt me agjencinë, nëse paraprakisht konstatohet se pretendimet e tyre kualifikohen si raste specifike dhe iu referohen pasurive të ndonjë ndërmarrje shoqërore, e cila sipas legjislacionit në fuqi, bie nën administrimin e këtij institucioni.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, inicimi i procedurës administrative për çështjet e shpjeguara si më sipër, bëhet sipas detyrës zyrtare të Agjencisë në emër dhe për llogari të ndërmarrjeve shoqërore dhe me kërkesën e palëve të interesuara, të cilat në Zyrat Rajonale dhe/ose në faqen zyrtare të agjencisë mund të pajisen me Formularin e kërkesës për inicimin e procedurës, i cili përmban elementet qenësore të kërkesës dhe disa nga udhëzimet parimore.

Për mbështetje, këshilla dhe shpjegime eventuale qytetarët kanë të drejtë t’i drejtohen zyrave rajonale dhe/ose Zyrës Qendrore të Agjencisë, ndërsa kërkesa e kompletuar dorëzohet në zyrën rajonale në territorin e së cilës gjendet patundshmëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...