Tahiri: Kompensimi i Viktimave të Krimit do të avancohet për të lehtësuar jetën e tyre - Bota Sot
Tahiri: Kompensimi i Viktimave të Krimit do të avancohet për të lehtësuar jetën e tyre

Kosova

Tahiri: Kompensimi i Viktimave të Krimit do të avancohet për të lehtësuar jetën e tyre

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:19
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë sot pjesë në takimin Publik për Koncept Dokumentin për Fushën e Kompensimit të Viktimave të Krimit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, ministri Tahiri ka deklaruar se të drejtat e viktimave të krimit janë avancuar me ndryshimin e Projekt Kodit të Procedurës Penale, që aktualisht është në Kuvendin e Kosovës, që sipas Tahirit mundëson trajtim të dinjitetshëm ndaj viktimave, duke iu garantuar atyre të drejta në pajtim me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

“Krahas të drejtave për të marrë informata mbi veprën penale, ofrimin e ndihmës mjekësore, përkrahjes psikologjike dhe strehimit alternativ, i kemi kushtuar vëmendje të madhe të drejtës së pakontestueshme për përfaqësim ligjor dhe ndihmë juridike të mirëfilltë. Po ashtu, edhe e drejta për kompensim dhe rimbursim të shpenzimeve të bëra si rezultat i pjesëmarrjes së tij/saj në procedurën penale, është në linje të plotë me vullnetin tonë për të fuqizuar mekanizmin e kompensimit të viktimave të krimit”, ka thënë ministri Tahiri.

Sipas Ministrit Tahiri përveç Projekt Kodin të Procedurës Penale, avancimi i të drejtave të krimit do të bëhet edhe përmes rishikimit të Ligjit nr. 05/L -036 për kompensimin e viktimave.

“Në funksion të Kompensimit të Viktimave të Krimit, Republika e Kosovës nga viti 2017 ka filluar me kompensimin e viktimave, dhe sot kemi programin funksional dhe e themi me mburrje se jemi vendi prijës në rajon sa i përket kompensimit të viktimave të krimit, mirëpo ne nuk do të mjaftohemi me kaq. Do të punojmë që të krijojmë norma dhe mekanizma që jetën e viktimave t’ua bëjmë më të lehtë” ka thënë Ministri Tahiri.

Për rëndësinë e avancimit të të drejtave për viktimat e krimit ka folur edhe Lana Owens Moreton nga  Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ndërsa kryetarja e Komisionit për Kompensimin e Viktimave, znj Nesrin Lushta, ka prezantuar sfidat gjatë implementimit të Ligjit për Kompenzimin e viktimave të krimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...