Pajisjet e reja lehtësojnë punën në Klinikën e Gjinekologjisë - Bota Sot
Pajisjet e reja lehtësojnë punën në Klinikën e Gjinekologjisë

Kosova

Pajisjet e reja lehtësojnë punën në Klinikën e Gjinekologjisë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:17
Foto ilustruese

Me të, ndërhyrja kryhet më lehtë e më shpejt dhe, veç prerjes, bëhet edhe qepja, pa pasur nevojë për intervenim me penj e gjilpërë.

Shefi i Operativës në Klinikën e Gjinekologjisë, Zef Ndreja, thotë se Ligashura ka qenë e domosdoshme, pasiqë, në mungesë të saj, ishin të detyruar që rastet t’i punonin me dorë.

“Është një lehtësim i madh si nga shkurtimi i kohës, poashtu edhe nga procedura e sigurisë, domethënë gjakderdhja është më e vogël dhe siguria është më e madhe në punë. Prej kur ka ardhur, është përdorur në 27 raste”. “Derisa nuk ishte kjo aparaturë, jemi detyruar të punojmë vetëm me dorë. Shumë raste janë vështirësuar, ka pasur gjakderdhje më shumë, koha e përmirësimit ishte më e vështirë. Kështu që, kjo e lehtëson punën shumë”, thotë Ndreja. Klinika e Gjinekologjisë është pajisur me Ligashurë vitin e shkuar.

Për ta rritur cilësinë e shërbimeve, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, njëkohësisht, e kafurnizuar këtë klinikë edhe me histeroskop, laparaskop, tavolina gjinekologjike-operative dhe llamba operative për të gjitha sallat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...