Si rezultat i kësaj, ministri Ismaili ka thënë se këto produkte, me efekt të njëjtë dhe cilësi të garantuar, janë blerë 2.2 milionë euro më lirë sesa viteve paraprake,.
“Thyerje e monopolit 20 vjeçar dhe 2.2 milionë euro më lirë blerje të produkteve të Hemodializës për vetëm një vit. Ky është rezultati që është arritur me zhvillimin e politikave shëndetësore me qendër pacientin dhe ndërprejen e kontratave të jashtëligjshme”, ka thënë ministri Ismaili në tryezën e organizuar nga KDI.
Më tej, ministri Ismaili ka treguar se përmes kësaj politike, gjatë vitit 2018, Ministria e Shëndetësisë ka blerë 6 milion euro barna më lirë se vitin e kaluar, të cilat janë investuar në spitale, në pajisje dhe shtretër për pacientët në nevojë.
“Por, lufta ime kundër korrupsionit ka qenë rezultat i përfshirjes edhe të shoqërisë civile Në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës diskutuam edhe raportin e fundit të këtij instituti, i cili është produkt i bashkëpunimit të frytshëm që kemi pasur së bashku.”, ka përfunduar ai