Delegacioni i lartë i Departamentit të Shtetit, SHBA vizitoi Vushtrrinë - Bota Sot
Delegacioni i lartë i Departamentit të Shtetit, SHBA vizitoi Vushtrrinë

Kosova

Delegacioni i lartë i Departamentit të Shtetit, SHBA vizitoi Vushtrrinë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:12
Pamje nga takimi

Sot Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka pritur në takim delegacionin e lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve të udhëhequr nga znj. Sarah Swatzburg, Koordinatore për Vendin, Evropën dhe Euro Azinë, në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, z. Patrick Goodwin, Shefi i Divizionit, Zyra për Planifikim Strategjik dhe Analiza, Zyra për Evropë dhe Euro Azi, z. David Reside, UD i Zëvendës Drejtorit të USAID Kosovë, z. Matthew Briggs, Zyrtar për ekonomi, Ambasada Amerikane në Kosovë, si dhe z. Jeton Cana, Specialist për Qeverisje Lokale dhe Adminsitrim Publik nga USAID Kosovë, e z. Stephen Carpenter, Drejtues i projektit të USAID-it për Komunat Efektive, Transparente e Llogaridhënëse .

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me projektet e USAID-it  dhe ndikimin e tyre në Komunën e Vushtrrisë.

 

Kryetari Tahiri ka falënderuar USAID për mbështetjen e dhënë për Komunën e Vushtrrisë duke thënë që sot Komuna e Vushtrrisë është një komunë e hapur, transparente dhe efektive në prokurim publik dhe në menaxhim të parasë publike falë mbështetjes edhe nga USAID dhe projekti i USAID-it për  Komunat Efektive, Transparente e Llogaridhënëse. Zotohemi që do të vazhdojmë të jemi një Komunë e hapur dhe transparente dhe një partner strategjik për të arritur një qeverisje transparente në Kosovë. 

 

Stephen Carpenter, Drejtues i Projektit të USAID theksoi që Vushtrria është një partner i rëndësishëm i projektit USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse duke bërë përparime dhe reformat më të mëdha në transparencë në prokurim publik dhe në menaxhim të parasë publike.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...