Rrahet nënkryetari i komunës së Podujevës - Bota Sot
Rrahet nënkryetari i komunës së Podujevës

Kosova

Rrahet nënkryetari i komunës së Podujevës

Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:40
Komuna e Podujevës

Burimet bëjnë të ditura se ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, Osman Jashari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënkryetarin Rudari.

Jo zyrtarisht mësohet se kacafytja ka ndodhur për shkak të një mos-punësimi të një të afërmi të Osman Jasharit.

Konakti me dy të involvuarit në këtë rast ka qenë i pamundur.

Pas sulmit, mësohet se ishte nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ai i cili edhe nuk ka dashur të hapë rast për gjithë këtë.

Ndërsa, në Stacionin e Policisë në Podujevë thonë se e kanë marrë një informatë anonime për një zënkë në rrugën “Zahir Pajaziti”.

“Në Stacionin e Policisë në Podujevë është ardhur një informatë anonime për një zënkë në rrugën “Zahir Pajaziti”, Policia ka dalë por të njëjtit s’kanë parë askënd në vend ngjarje”, ka thënë zëdhënësja për informim në Policinë e Podujevës, Antigona Çitaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...