Digjet mali afër Manastirit të Deçanit, intervenon KFOR-i - Bota Sot
Digjet mali afër Manastirit të Deçanit, intervenon KFOR-i

Kosova

Digjet mali afër Manastirit të Deçanit, intervenon KFOR-i

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:39
Digjet mali afër Manastirit të Deçanit

Mbrëmë një mal në afërsi të Manastirit të Deçanit është përfshirë nga zjarri, për çka është dashur intervenimi i trupave të KFOR-it për ta shuar atë.

Faqja zyrtare e KFOR-it në një postim në Facebook ka bërë të ditur se me disa kamionë dhe helikopterë me ujë, të mbështetur nga Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

KFOR thekson se zjarri nuk ka prekur asnjë zonë banimi dhe nuk ka paraqitur rrezik për të tjerët në afërsi.

“KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë kur është e nevojshme. KFOR është gjithmonë i gatshëm të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook, ku janë bashkangjitur edhe pamje gjatë intervenimit. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...