Reçica fton të rinjtë të vizitojnë QAP-at

Kosova

Reçica fton të rinjtë të vizitojnë QAP-at

Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:52
Skënder Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka vizituar Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë, ku janë regjistruar shumë punëkërkues.

Reçica me këtë rast, u ka kërkuar të rinjve kosovarë që të vizitojnë qendrat e tilla që janë në tërë Kosovën dhe të marrin aftësitë e duhura për profilet e shumta që ofrohen aty.

Më poshtë postimi i Reçicës:

Gjatë vizitave në Qendrat e Aftësimit Profesional vazhdimisht takojë punëkërkues të regjistruar të cilët vendosin të ndjekin trajnime në një mori profilesh që ofrohen aty.

Ndër ta është edhe znj.Kadrije Sejdiu, e certifkuar në profilin e Pastiçerisë në QAP në Prishtinë, e cila ka arritur të punësohet në këtë profesion pas përfundimit të trajnimit.

Ju bëjë thirrje, sidomos të rinjve dhe të rejave të vizitojnë Qendrat e Aftësimit Profesional, 8 sosh sa janë në tërë Kosovën dhe të marrin aftësitë e duhura në më shumë se 30 profile të ndryshme që ofrohen aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat