FSK nis punën për çminimin e zonave me mjete eksplozive

Kosova

FSK nis punën për çminimin e zonave me mjete eksplozive

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:41

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar sezonin veror të deminimit, duke pastruar zonat e minuara nga dora e njeriut si dhe ato të kontaminuar me bomba kasetore nga ajri.

Për  mbarëvajtjen dhe fillimin me sukses të këtyre operacioneve, FSK-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme. 

Operacionet e para të çminimit për këtë vit, FSK-ja i ka filluar në lokacionin e Soqishtës, Hani i Elezit, për të vazhduar më pas me Komunën e Ferizajt, përkatësisht lokacionin Parku i Lirisë dhe hapësirën e kazermës Skënderbeu të FSK-së, si dhe lokacionin Babaj i Bokës në Komunën e Gjakovës. 

Përveç operacioneve të deminimit FSK-ja ka dy njësi të për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD),  gjithherë të gatshme 24 orë për 7 ditë të javës, për largimin e mjeteve të rrezikshme.

Këto njësi kujdestare reagojnë në çfarëdo kohe sapo qytetarët të njoftojnë për praninë e këtyre mjeteve.

Deri me tani njësitë e EOD-së kanë intervenuar në 2700 raste dhe kanë demoluar  4.350  mjete të ndryshme eksplozive. 

Prej që FSK-ja  ka filluar operacionet e deminimit, nga viti 2010, njësitë e saj  kanë pastruar 29 lokacione, me një sipërfaqe prej 2,191,201 metra katrorë dhe kanë gjetur  3512 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera. 

Ndryshe që nga koha e luftës e deri më sot, 117 veta kanë humbur  jetën si pasojë e minave dhe mjeteve tjera eksplozive, ndërsa 467 të tjerë  janë lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat