Kuvendi Komunal i Podujevës sot kishte thirrur seancën e radhës, në të cilën, pikë e rendit të ditës ishte raportimi i kryetarit të komunës, Agim Veliu.
Edhe kësaj radhe, Veliu nuk mori pjesë në seancë, duke shpërfillur asamblistët.
Në shenjë pakënaqësie për injorimin nga ana e Veliut, opozita e Kuvendit të Podujevës ka bojkotuar seancën.
Ata thanë se Veliu nuk po vije të raportoj asnjëherë në Kuvend dhe se nuk po përgjigjet në pyetjet që i adresohen nga asamblistët.