Java fillon me mot të ngrohtë e me diell, nga e mërkura...

Kosova

Java fillon me mot të ngrohtë e me diell, nga e mërkura...

Më: 1 prill 2019 Në ora: 06:13
Parashikimi i motit për javën e parë të muajit prill

Java fillon me mot të ngrohtë e me diell, nga e mërkura priten mundësi për reshje shiu

31.03.2019 - Ditëve të para të javës së parë të muajit prill vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe fushave anticiklonike, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Ditën e mërkurë, një front i ftohtë do të kalojë në lindje të rajonit, që mund të sjellë mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe për bubullimë.
Në pjesën e dytë të javës një ciklon nga Atlantiku do të depërtojë deri mbi Itali, e që pritet të favorizoj mot më të freskët, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Cilësia e ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, e orëve të mbrëmjes mbetet mundësia që kohëpaskohe të kalojë në vlera të pashëndetshme.

1.04 - Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
2.04 - Ngrohtë, paradite kryesisht kthjellët. Ditën vransira dhe diell, mundësi për riga lokale shiu.
3.04-4.04 - Të mërkurën, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë. Ditën e enjte, vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
5.04 - Më freskët, kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit në fillim të javës do të mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e mërkurë gradualisht do të zbresin. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet do të arrijnë deri në 20C, ditën e hënë, e më pas do të zbresin në 16C, e ditën e premte edhe deri në 13C.
Të hënën do të fryj erë mesatare nga verilindja 3-8m/s, e më pas kryesisht nga krahu jugor 1-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres rreth vlerave normale, e në pjesën e dytë të javës edhe nën këto vlera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat