Ministrja e re serbe e Kosovës fyhet nga bashkëkombësit e saj

Kosova

Ministrja e re serbe e Kosovës fyhet nga bashkëkombësit e saj

Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:57

Ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë, Dijana Zhiviq, thotë se nuk  brengoset për kritikat nga Lista Serbe. Thotë se Partia Liberale Serbe (SLS) është mësuar me sulme, raporton T7

Janë bërë më shumë se një muaj që kur ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë, Diana Zhiviq, është vendosur në zyrën e saj.

Që nga dita kur e mori postin e ministres, Zhiviq u paragjykua nga bashkëkombësit e saj.

Megjithatë, tridhjetë e tre vjeçarja, e lindur dhe e rritur në Kosovë, nuk befasohet me kritikat që shkojnë në drejtim të saj. Madje, ajo thotë se partia e  Sllobodan Petroviqit, Partia Liberale Serbe (SLS) është mësuar me sulme të tilla.

E, Zhiviq, që drejton njërën ndër dikasteret më të rëndësishme në vend, tregon se i është përveshur punës.

Por, sipas saj, ka pasur disa mangësi gjatë kohës së Nenad Rikallos, pasi ish-ministri nuk ishte aktiv në punë.

Zhiviq ka folur edhe për paraqitjen e saj të parë para Komisionit për Bujqësi, me këtë rast ka thënë se do jetë më transparente në mbledhjet e ardhshme.

Zhiviq është gruaja e dytë ministre në Qeverinë Haradinaj. Por, ajo thotë se kuota e përfaqësimit të grave nuk është e mjaftueshme.

Si shembull, Zhiviq përmend faktin që në pozita të kryetares së komunave, aktualisht nuk është asnjë grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat