Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 07:14
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

“Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat